Qartë duhet të jesh me ta! (Albanska)
Pyet ti pse me qenë në sindikatë? A ia vlejnë ato qindëshet? Përgjigja është po - ty të kthehet edhe më shumë, përmes marrëveshjes kolektive dhe anëtarësimit.
Kur ne bëhemi shumë dhe qëndrojmë të bashkuar, ne vërtet mund të zhvillojmë bisedime për më shumë të drejta dhe favore, që na duken të qarta, të cilat në rastin e kundërt, ne do t´i humbasim ato. Ka shumë arsye me u anëtarësua në IF Metall. Këto janë disa arsyet më të rëndësishme:
1. Arka e të papunëve dhe përforcimi i të ardhurave
Ti mund të marrësh kompensim nga arka jonë e të papunëve, nëse ti e humbet punën. Përveç kësaj, përfshihet edhe një përforcim i të ardhurave, për anëtarët. Këtu mund të llogaritni, se çfarë do të thotë sigurimi për ju.
2. Kushte të mira dhe rrogë të mirë
Falë marrëveshjeve tona kolektive, ti, në mes tjerave merr, një rrogë të mirë dhe të drejtë, rritje të rregullta të rrogës, orar të arsyeshëm pune, kompensim shtesë për punë jashtë orarit si dhe shkurtim të orarit të punës. Kur të kryesh punën, mund t´i gëzohesh pensionit, të arritur përmes marrëveshjes.
3. Një mjedis i sigurt pune
Një mjedis i mirë pune është i rëndësishëm, për t´i parandaluar aksidentet dhe sëmundjet. Ne kujdesemi që punëdhënësi zbaton ligjin e mjedisit të punës dhe të ketë përfaqësues mbrojtës që punon për sigurinë tënde dhe që ti të ndjehesh mirë.
4. Ndihmë dhe mbështetje, kur ka nevojë
Ne të këshillojmë dhe të japim mbështetje kur të pushojnë nga puna, rehabilitohesh, bashkëbisedime për rrogën, etj. Nëse kërkohet, ti mund të marrësh, edhe ndihmë juridike. Ne, po ashtu, punojmë, që ti të ngrihesh në rolin tënd profesional, që ti të kesh një përgatitje të kërkuar, edhe në të ardhmen.
5. I siguruar, si në punë dhe gjatë kohës së lirë
Ti mund të marrësh shpërblim, si për lëndimet në punë si dhe në rast aksidenti, gjatë kohës së lirë, si dhe kur sëmuresh, përmes marrëveshjeve tona kolektive dhe sigurimeve për anëtarët. Kur ti je në pushim prindëror, përveç kësaj, mundesh të marrësh kompensim shtesë.
6. Ndikim në punë
Në shumë çështje të rëndësishme, ndërmarrësi duhet të bashkëbisedoj me ne në IF Metall, në vendin e punës, para se të merret vendim. Për shembull, bëhet fjalë për ndryshimin e orarit të punës dhe të detyrave të punës, ose si do të zhvillohen rrogat dhe të ndahen ato, në vendin e punës. Si anëtar, mund të ndikosh në këto gjëra.
7. Së bashku jemi të fortë
Është e vështirë, si i vetëm, t´i kërkosh të drejtat tua. Por ti nuk je i vetëm. Ne jemi 300 000 anëtarë. Së bashku mund t´i përmirësojmë kushtet, për të gjithë punëtorët e industrisë dhe të rrisim drejtësinë në shoqëri.
Modeli suedez
Që nga fundi i vitit 1800, sindikatat suedeze kanë luftuar që punëtorët të kenë rroga të mira dhe kushte të drejta 1 të punës. Krahasuar me shumë vende të tjera, sindikatat suedeze kanë pasur ndikim të madh, fal mirë organizimit tonë, me shumë anëtarë. Kjo na bën të fortë - aq të fortë sa që politikanët nuk kanë nevojë të përzihen, aq shumë, në kushtet tona të punës.
Shumica e gjërave - që nga orari i punës dhe rrogat, deri te pensioni dhe sigurimet - bashkëbisedojmë ne vet duke arritur marrëveshje me punëdhënësit. Dhe kjo është ajo marrëveshja kolektive.
Politikanët mund të përqendrohen në sistemin tonë të mirëqenies dhe të nevojave tona të arsimimit, kjo do të thotë, atë bazë që na jep ne, punëtorë të sigurt dhe të aftë Ky zakonisht quhet, modeli suedez.
Ky model kërkon që të jemi shumë anëtarë në sindikata. Kur ne jemi të mirë organizuar dhe kur janë të shumtë ata që qëndrojnë pas kërkesave tona, ne mundemi edhe në vazhdim të jemi një zë i fort dhe të arrihen marrëveshje të forta kolektive, me kushte të drejta dhe me rroga të mira.
Sa kushton?
Taksa e anëtarit varet nga të ardhurat tua. Mesatarisht, tarifa në IF Metall është 1.55 për qind e të ardhurave. Për taksën e anëtarit, ti merr nga arka e të papunëve një përforcim rroge, nëse ti mbetesh pa punë, plus të gjitha të tjerat të rëndësishme, të shkruara në këtë broshurë.
Kështu anëtarësohesh në IF Metall
Eshtë e thjeshtë të anëtarësohesh në IF Metall.
Nëse ti ke BankID, mundesh vet të kërkosh të bëhesh
anëtar në ifmetall.se.
Fol me dëshirë me një përfaqësues të sindikatës, në vendin tënd të punës, ose kontakto repartin tënd lokal të IF Metall, nëse ti ke nevojë për ndihmë me kërkesën.
Është e thjeshtë të anëtarësohesh në IF Metall. Nëse ti ke BankID, ti mundesh vet të kërkosh anëtarësimin, këtu në uebfaqaen. Fol me dëshirë me një përfaqësues të sindikatës, në vendin tënd të punës, ose kontakto repartin tënd lokal të IF Metall, nëse ti ke nevojë për ndihmë me kërkesën.
